
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ishte në fshatin Sheqeras të Maliqit këtë të diel, 23 nëntor, për të parë nga afër problematikat e shkaktuara nga moti i keq. Në këtë zonë ka patur një shembje të argjinaturës duke vështirësuar punën e efektivëve në terren.
Ai lajmëroi se drejt zonës po shkojnë mjete vetëshkarkuese për të ndihmuar me volumet e mëdha që kërkohen për të mbuluar dëmtimet e shkaktuara.
Sipas ministrit, ditët në vijim do të jenë të vështira.
“Do jenë ditë të vështira sepse reshjet do rifillojnë, toka është si sfungjer praktikisht dhe është e vështirë të punohet në situata ku toka është shumë e pastabilizuar dhe e mbushur me ujë. Gjithsesi, po shtojmë forca në mënyrë që Maliqi mos të ketë problematikë në reshjet që do pasojnë gjatë javës që vjen”, tha Vengu.
Parashikimi i IGJEO për sot dhe nesër:

