Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni, me ftesë zyrtare të homologut të tij turk, Hulusi Akar filloi vizitën zyrtare në Republikën e Turqisë.

Autoritetet e Ministrisë së Turqisë bëjnë të ditur se ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni u prit nga Akar me ceremoni ushtarake dhe pas takimit kokë më kokë u kalua në takime ndërmjet delegacioneve.

Në takime krahas çështjeve të mbrojtjes dhe sigurisë dypalëshe dhe rajonale u shqyrtuan edhe çështjet e bashkëpunimit në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Në takim u theksua miqësia ndërmjet Turqisë dhe Kosovës dhe u nënvizua se duhen zhvilluar edhe më shumë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve si dhe u ndalua edhe në rëndësinë e bashkëpunimit në luftën kundër FETO.

Krahas ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, gjatë kësaj vizite, ministri Quni, me delegacionin e tij, pritet të zhvilloj takime të rëndësishme edhe me autoritetet udhëheqëse të shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Turqisë si dhe të autoritete të industrisë së mbrojtjes.

Gjatë vizitës përkatëse, ai do të vizitoj edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës, Qendrën Kulturore Shqiptare në Ankara si dhe kadetët e FSK-së të cilët janë duke studiuar në Akademinë Ushtarake Tokësore të Turqisë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re