Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë para gazetarëve se nuk do të ketë izolim por, do të merren masa strikte për parandalim të Covid-19, që e lejon ligji anti-covid.

“Ne jemi duke analizuar dhe e analizojmë situatën çdo ditë, fjalën mbyllje dhe izolim e kemi larguar para tre muajve, do të bëjmë të pamundurën që të mos vijë deri te ai drejtim, ne do të marrim masa strikte që e ta parandalojmë përhapjen e infeksionit në çfarë do aspekti që na ofron ligji anti-covid”, tha ai.

Më tej, Zemaj ka thënë se numri i testimeve është rritur në vazhdimësi, ai ka thënë se numri i testimeve në ditë ka arritur deri në 700.

“Numri i testimeve është rritur në vazhdimësi ka ditë që ka edhe testime mbi 700 në ditë varësisht prej nevojave, testimet nuk janë vullnetare dhe dëshirore por janë nevojat për të përcjellë dhe parandaluar përhapjen”, është shprehur ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re