Ministri i Turizmit në Republikën e Shqipërisë, Blendi Klosi, ka bërë një deklaratë-zbulim të padëgjuar ndonjëherë, që ka shkaktuar habi të madhe në mbarë vendin.

I ftuar në “Report TV”, duke folur për turizmin dhe virusin që nuk po largohet, Klosi ka deklaruar se “valët e muzikës e përçojnë virusin”, një deklaratë e habitshme dhe shumë e guximshme, të cilën nuk do ta merrte përsipër as doktori i njohur, Pëllumb Pipero, që është eksperti kryesor dhe fytyra më e rëndësishme e komunikimit publik në këtë pandemi.

“Nuk duhet t’ia bëni pyetjen ministrit të turizmit, se për politikat e turizmit do ishte shumë mirë që të ishin të hapura, por kjo pyetje duhet bërë ekspertëve, që gjykojnë se zonat me muzikë dhe kjo është e vërtetuar  janë zonat ku virusi hapet më shumë se në çdo vend tjetër pasi valët e muzikës janë ato që përçojnë virusin, në distancat që jemi ne të dy mund të mos ketë përçim, në distancat ku ka valë muzike përhapja e virusit është më e madhe. Dhe në ambientet me muzikë sidomos ku përdoret pika alkoolike, njerëzit duke qenë më pranë njëri tjetrit, lëshohen më shumë”, tha Klosi në Report Tv.

https://www.facebook.com/Berati.TV/videos/2778068469131384/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re