Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka takuar në burgun e Hagës, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Hasani shprehet se Thaçin e gjeti në një gjendje të mirë shpirtërore, optimist dhe me besim të palëkundur që e drejta do të triumfojë.

“Sot në Hagë, u takova me Presidentin Hashim Thaçi. E gjeta në gjendje të mirë shpirtërore, optimist dhe me besim tëpalëkundur që e drejta do të triumfojë. Ishte vërtet mbresëlënëse kurajo e tij, ekuilibri i brendshëm, qetësia e kthjelltësia e vizionit që ka për të ardhmen. I vetëdijshëm se proceset gjyqësore janë një maratonë me të përpjeta e tatëpjeta. Garën e fiton ai që është i përgatitur psikologjikisht.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re