Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është nisur drejt Parisit, ku ditën e nesërme më datë 08 nëntor 2023 do të marrë pjesë në Debatin Plenar të Sesionit të 42-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s.

 

Ndërkohë që për dy ditët e tjera, datat 9 dhe 10 nëntor 2023 ministri Hasani do të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO.

 

“Gjysma e rrugës për në Uashington: Integrimi i përpjekjeve politike, teknike dhe ushtarake për të forcuar kontributin e kibernetikës në parandalimin dhe qëndrimin tonë të përgjithshëm ndaj mbrojtjes”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re