Ministri i Jashtëm i Italisë Luigi Di Maio ka falenderuar sërish mbrëmjen e sotme Shqiprinë dhe popullin shqiptarë për 30 mjekët dhe infermierët që qeveria dërgoi në Italinë mike.

“Ju nuk e keni idenë sa injektim, inkurajim, entuziasëm ka patur falë imazheve të mbërritjes së mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria dhe nga fjalimi karizmatik i kryeministrit Edi Rama, që bëri të emocionohen shumë qytetarë italianë, në sensin pozitiv.

Sepse diskutimi i vlerave të përbashkëta, është një argument që flet për solidaritetin dhe miqësinë mes popujve dhe siç ka thënë Papa Françesku pak ditë më parë, askush nuk mund shpëtojë i vetëm nga kjo krizë.

Unë besoj se Shqipëria, populli shqiptar dhe fjalët e Kryeministrit  Rama përfaqësojnë atë vlerë europiane të solidaritetit, që ndoshta disa e kanë harruar.

Por siç thashë edhe kur mbërritën mjekët dhe infermierët, kjo vlerë është mirëpërfaqësuar tek populli shqiptar, tek shpirti i Shqipërisë dhe tek qeveria shqiptare”, u shpreh Di Maio në një intervistë për emisionin Opinion.

Më tej, Di Maio tregoi dhe se çfarë nuk shkoi me Europën, me Unionin.

“Ne themi se në këtë moment, në nivel europian nevojitet  që do të diskutohen dhe do të ndërrmerren masa në të gjithë kontinentin.

Ne e kemi thënë qartë që duam të shpenzojmë të gjitha paratë që nevojiten për të dalë nga kjo situatë. Vetëm me unitet do ja dalim të shpëtojmë.

Pastaj mund tju them në momentin që po flasim Gjermania ka pritur në spitaletye saj pacientët tanë. Kemi pasur solidaritet nga shtete të tjera të Europës”, u shpreh ministri italian Luigi Di Maio.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re