Skip to content

Ministri italian: Rastet do të arrijnë pikun pas një jave. Për festime në masë, do duhet të pritet deri në gjysmën e dytë të 2021

covid 19 l italie la bonne eleve de l europe 1140x480 1 696x293 1

Rastet me koronavirus në Itali pritet që të arrijë pikun në shtatë ditë. Kështu është shprehur ministri i Shëndetësisë në vend, Roberto Speranza. Ministri u shpreh po ashtu se ende nuk dihet se si do të veprohet për Krishtlindje. “Kanë mbetur edhe 40 ditë, që në nivele epidemiologjike është një kohë e gjatë. Për mua tani mbetet evazive”, u shpreh Speranza. Po ashtu, ministri i italian deklaroi se për festime në masë, do duhet të pritet deri në gjysmën e dytë të 2021, jo më parë.