Ministri i Jashtëm i Italisë Luigi Di Maio ka falënderuar sërish Shqipërinë për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që do të ndihmojnë në luftën kundër koronavirusit në zonën më të prekur, atë të Lombardisë.

Ministri italian Di Maio ka shpërndarë fjalën e kryeministrit Edi Rama, duke thënë se këto janë vlera që Europa duhet të tregojë për ata që janë në vështirësi.

“Egoizmi nuk vjen nga Shqipëria. Një leksion për solidaritetitn. Faleminderit kryeministrit Edi Rama. Janë këto vlera fondamentale që Europa duhej të trasmetonte për atë që është në vështirësi”, shkruan ministri italian Di Maio.

Nderkohe qe ministri italian dhe ne murin e adreses se tij ne rrjetin social ka vene takimin me ministrin Cakaj dhe 30 mjeket e infermieret shqiptare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re