Ministri e Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant ka paralajmëruar se së shpejti do të nisë ofensiva tokësore në rripin e Gazës.

 

Në një takim me trupat e ushtrisë ai ka bërë thirrje për gatishmëri të plotë në kufirin me Gazën.

 

“Kushdo që e sheh Gazën nga larg tani, do të shohë nga brenda… ju premtoj”, tha ai.

 

Megjithatë, ministri Gallant nuk dha një datë të saktë se kur do të nisë sulmi nga toka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re