Sikurse ishte paralajmeruar mbërriti këtë të martë charteri i parë me turistë nga Izraeli.  Avioni i parë u ul në tokën shqiptare në orën 6.30 të mëngjesit të sotëm. Në dalje të aeroportit, për të pritur rreth 100 turistët e parë, ishte edhe ministri Klosi.
 
Pas charterit të parë të drejtpërdrejtë nga Izraeli, javën e ardhshme do të vijë edhe charteri i parë nga kompania Israir, duke çuar në 4 numrin e  charterave në javë. Ministri Klosi u shpreh se gjatë gjithë sezonit turistik do të ulen në Rinas rreth 300 chartera të cilët do të sjellin turistë jo vetëm nga Izraeli, Skandinavia, Polonia, Çekia, por edhe nga Anglia e Gjermania.
 
Pranë pikës “Smile Albania” turistëve u jepet informacion duke shënuar kështu edhe inaugurimin e së parës pikë informacioni në një nga pikat hyrëse të Shqipërisë, aeroporti i Rinasit. Ministri Klosi theksoi se kjo pike, por edhe të tjerat që do të ngrihen në pikat hyrëse do të mirëpresin gjatë gjithë sezonit turistët që do të vijnë në vendin tonë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re