Skip to content

MInistri Klosi takohet me turistët spanjollë

Familjen spanjolle që ra pre e një konflikti me pronarin e
restorantit në Porto Palermo, e ka vizituar ministri i Turizmit dhe
Mjedisit Blendi Klosi. Në profilin e tij në Facebook, Klosi shkruan:

“Në mëngjes me familjen e pushuesve nga Spanja,  që dje përjetuan
një eksperiencë konflikti në Himarë, që nuk është as në traditën
shqiptare të mikpritjes dhe as në kulturën tonë për trajtimin e miqve”.

Klosi shton se, ashtu sikurse i kishte pohuar edhe përfaqësuesi i
familjes Galdon, “një njeri i vetëm nuk përfaqëson Shqipërinë”. Në
status, Klosi thotë se familja spanjolle ka vlerësuar reagimin e
menjëhershëm të autoriteteve dhe interesimin e drejtpërdrejtë të
qeverisë