Ministri i Brendshëm kroat, Davor Bozhinoviç, i cili po qëndron për një vizitë në Turqi, ka falënderuar zyrtarët turq dhe lavdëroi vendin për të gjitha aktivitetet për kujdesin ndaj refugjatëve sirianë,transmeton .

Bozhinoviç dje vizitoi kampin e refugjatëve në Nizip të Turqisë, pranë kufirit sirian, ndërsa duke folur për AA theksoi se aktivitetet e Turqisë në këtë plan janë për çdo lavdërim.

“Dua të falënderoj Qeverinë e Republikës së Turqisë dhe zyrtarët e saj. Sa munda të vërej, refugjatë në kampet në Turqi ndihen si në shtëpitë e tyre. Këtu u ofrohen të gjitha shërbimet, nga shkollat, spitalet dhe kurse për të rriturit”, tha Bozhinoviç.

Ai theksoi se Turqia në kampet e refugjatëve nuk siguron vetëm nevojat themelore të jetës, në të njëjtën kohë ndërtohet një lidhje shumë e fortë mes sirianëve dhe turqve, shkruan AA. Sipas tij, lidhjet mes popullit të Turqisë dhe Sirisë do të forcohen edhe më shumë me kalimin e kohës.

Veçanërisht ai është impresionuar nga fakti se në kampe lindin shumë fëmijë. “Kemi marrë informacione se vetëm në kampin në Kilis deri më tani janë lindur 3.200 foshnje. Këto janë shifra shumë serioze. Me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara, këtyre fëmijëve duhet t’u sigurojmë të ardhme më cilësore”, tha Bozhinoviç.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re