Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, bëri sërish thirrje për respektimin e masave anti-Covid për të shmangur përhapjen e virusit.

Madje ai bëri publik rastin e një miku të tij që është infektuar me Covid dhe është tashmë në vështirësi.

“Jam marrë gjithë mëngjesin me rastin e një mikut tim, i cili nuk e besonte kurrë se mund ta kapte por tani është në vështirësi vetë prej kësaj. Dua të them se është serioze dhe është e rëndësishme të bëjmë maksimumin e asaj që mund të bëjmë. Nuk po themi të mbyllemi prapë nëpër shtëpia por ato minimume kujdesi duhet t’i bëjmë,” u shpreh ai.

Në mbledhjen e zhvilluar në Dibër me drejtues vendorë, ai kërkoi vëmëndje nga të gjithë strukturat edhe për luftën ndaj kultivimit të kanabisit.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re