Drejtori i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve, Florent Sulçe është liruar këtë të hënë nga detyra.

Vendimi është marrë nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili firmosi largimin e Sulçes.

Në vend të tij, Manja ka emëruar Klevis Qosen.

 

Njoftimi:

Ministri i Drejtësisë z. Ulsi Manja ka firmosur sot lirimin nga detyra të Drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve (SHKKB) z. Florent Sulçe.

Në këtë detyrë emërohet z.Klevis Qose.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re