Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka bërë me dije se ka bërë gati projektligjin që do të reformojë Institutin e Mjekësisë Ligjore. Me ligjin e ri, IML-ja do ti nënshtrohet reformimit të thellë që ti përshtatet sfidave dhe dinamikave të kohës.

 

“Është një nga nismat tona më të rëndësishme. Nuk është ndërhyrë në këtë sektor që prej viteve 60′. Me ligjin e ri dhe risitë që ky ligj sjell, qoftë për funksionimin apo trajtimin financiar, i japim fund njëherë e mirë boshllëqeve dhe nevojave të krijuara ndër vite. Është bërë një punë shumë e mirë dhe besojmë se ligji i ri përputhet me të gjitha nevojat dhe sfidat e kohës”, tha Manja.

 

Dokumenti i ndryshimeve ligjore

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re