Azem Brahja është një biznesmen të cilit që prej vitit 2015 i është shembur godina ku ushtronte aktivitetin e tij një restorant, ndërsa ka bërë apel përmes emisionit Aktualitet në Fax News, që shteti të lejojë të ndërtojë një objekt tjetër në një tokë që ka blerë dhe të ndërtojë një agroturizëm.

Ai ka bërë kërkesë në AZHBR por nuk e kanë lejuar, ndërsa shprehet se nga fillimi i pandemisë deri më tani është 15 mijë euro minus, ndërsa shton se kërkon të rindërtojë në një vend tjetër. Brahja shprehet se ka mundësi të marrë një kredi, dhe të investojë, ndërsa kujton se me biznesin që kishte ofronte dhe ju shërbente mijëra turisteve.

“Kam pasur një takim në Pogradec me ministrin Klosi, më është shkaktuar një dëm me shembjen e objektit, shkova ta takoja, hallin tim kryeministri nuk kishte kohë ta dëgjonte. Klosi më tha se ke hall shumë madhor. Meqë mu shpreh se është madhor, doja t’i kërkoja ta minimizonim. Restoranti im u shemb. Shembja u bë në 2015, asgjë tjetër nuk kërkoj nga shtetit shqiptar, të më japin mundësinë që diku ku kam blerë një toka, të zhvendos një agroturizëm meqë kushtet i plotësoj. Atë projekt e kam dërguar në AZHBR dhe ma ka rikthyer, kur pyeta pse u refuzua, nuk mu përgjigjen.

Rrjedh nga një familje e persekutuar, jam nga Kukësi dhe nuk dua të persekutohem sërish. Kam ikur refugjat me gjithë familjen, sot të mos kërkoj rrugëve të Europës azile, të më japë shteti një mundësi që unë të ndërtoj meqë u riktheva jam me qira dhe jam drejt kapitullimit. Që nga fillimi i pandemisë deri tani jam 15 mijë euro minus, s;’kam më para gjendje dhe deri në shtator mbaroj, të më japin mundësinë të marr një kredi sepse mundem ta marr dhe të investoj. Ka turistë. Në restorantin që kisha vinin mijëra klientë dhe turistë. “, tha Brahja për Aktualitet me moderator Bejdo Malon.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re