Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó zhvilloi një vizitë zyrtare në Budapest.

Diskutimet u fokusuan tek procesi i integrimit evropian, si dhe në bashkëpunimin dypalësh dhe shumëpalësh.

Ministri në Detyrë, Gent Cakaj, duke shprehur vlerësimin për mbështetjen e qëndrueshme të Hungarisë për Shqipërinë në procesin e integrimit evropian, e njohu Ministrin Szijaarto me progresin e bërë në drejtim të plotësimit të 5 prioriteteve kryesore. Ministri i Jashtëm i Hungarisë u shpreh se Bashkimi Evropian duhet t’i hapë negociatat me Shqipërinë në muajin qershor dhe se për Hungarinë shtyrja e vendimit do të ishte e papranueshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re