Ministri polak i drejtesise Zbigniew Ziobro mori pjesë në një konferencë për shtyp të organizuar në minierën e linjitit Bełchatów në Rogowiec në provincën e Lodz.

Ministri i Drejtësisë tha kryesisht se grupi i tij dëshironte të investonte në minierat e qymyrit. Megjithatë, mediat i kushtuan shumë më tepër vëmendje momentit kur Ziobro vendosi një kurorë në pllakën në përkujtim të viktimave të aksidenteve minerare.

Era ngriti xhaketën e ministrit dhe nga brezi i tij dukej një armë pistoletë.

Të gjithë këtë ministri e ka shpjeguar në një intervistë për “Super Express”.

“Kam leje për armë zjarri, edhe për qëllime sportive. Prej disa vitesh, për sport dhe rekreacion, gjuaj në poligon në fundjavë. Prandaj kur kthehesha në Varshavë pas fundjavës – ku i mbaj armët çdo ditë – i kisha me vete. Në një konferencë në Bełchatów , ndalova rrugës për në kryeqytet. Sipas rregullores, nuk mund ta lija në makinë komentoi Ziobro dhe shtoi se mund të rekomandojë gjuajtje sepse “relakson shumë mirë dhe për më tepër, ky sport mëson përgjegjësinë.”

Burimi: Ora News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko