Skip to content

Ministri Salla priti sotë Misionin e Bankës Botërore/ Diskutime për Zhvillimin e Bujqësisë

foto 7

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Z. Andis Salla, priti sot në një takim Misionin e Bankës Botërore, të kryesuar nga Z. Massimiliano Paolucci, Menaxher i Zyrës së Grupit të Bankës Botërore në Shqipëri.

69afe28d 34b8 4218 a078 d93a3f96ffa0

Gjatë takimit, u diskutua ecuria e bashkëpunimit aktual dhe u ndanë vizionet për thellimin e mbështetjes ndaj sektorit bujqësor shqiptar. Në fokus të bisedës ishte projekti CRAD – “Qëndrueshmëria Klimatike dhe Zhvillimi i Bujqësisë” në Shqipëri, i cili po jep një shtysë të rëndësishme për zhvillimin e sektorit dhe integrimin e teknologjive moderne.

bca0d123 9ef8 436c 8cd9 51ea70eeecd5

Ky projekt synon përmirësimin e zinxhirit ushqimor nga ferma në tavolinë, rritjen e vlerës së produkteve bujqësore, forcimin e sigurisë ushqimore dhe garantimin e sistemeve moderne të vaditjes dhe kullimit.

2475a52b 226e 4067 8f35 60f8b040a77e

Palët diskutuan orientimet dhe masat që duhen ndërmarrë për avancimin e projektit, me qëllim arritjen e rezultateve konkrete dhe të qëndrueshme, në përputhje me vizionin strategjik të Ministrisë “Bujqësia 2030”, ku fermeri mbetet në qendër të politikave për zhvillimin rural të qëndrueshëm.

11feeb23 852e 47bf 8b21 8a91b9a562a4