Arabia Saudite ka kritikuar ndalimin nga ana e Gjermanisë për t’i shitur armë, duke e quajtur atë “të gabuar” dhe “të palogjikshme” dhe duke thënë se nuk ka nevojë për pajisje ushtarake gjermane.

Disa vende evropiane kanë pezulluar shitjet e armëve në Riad pasi Arabia Saudite nisi një operacion ushtarak në Jemenin fqinj në 2015, i cili, sipas Kombeve të Bashkuara, shkaktoi krizën më të madhe humanitare në botë.

“Eshtë e palogjikshme të ndalosh shitjen e armëve në Arabinë Saudite për shkak të luftës në Jemen. Ne mendojmë se është e gabuar, sepse lufta në Jemen është legjitime”, tha ministri i Jashtëm saudit Adel al-Jubeir.

“Ne mund të blejmë armë nga një numër i madh vendesh, gjë që e bëjmë. Ndalimi nuk sjell ndonjë ndryshim për ne,” shtoi Jubeir.

Sipas raportit të Institutit Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes nga Stokholmi, Arabia Saudite shpenzoi 16.9 miliardë dollarë për armë në periudhën nga 2014 në 2018.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re