Skip to content

Ministri spanjoll: Rasti i Kosovës dhe Katalonjës jo të krahasushëm

4F7EB69A 68C6 4866 81C1 BA54CDB5F731 w1023 r1 s

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Josep Borell deklaroi në Beograd se rasti i Kosovës dhe ai i Katalonjës nuk është i krahasueshëm sepse siç tha ai, të dyja situatat nuk kanë lidhje me njëra tjetrën.

 

“Këto dy situata nuk kanë të bëjnë fare me njëra-tjetrën. Ajo që ndodhi në Kosovë nuk ka të bëjë fare me gjendjen e Katalonjës” tha ministri i Jashtëm spanjoll i pyetur nga Radio Evropa e Lirë nëse është çështja e Katalonjës arsye pse Spanja nuk e njeh Kosovën.

 

Pas bisedimeve me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç, shefi i diplomacisë spanjolle tha se vendi i tij, kundërshton pavarësinë e Kosovës por edhe kërkon zgjidhje kompromisi në kuadër të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

 

“I përsëritëm presidentit dhe ministrit të Jashtëm qëndrimin e Spanjës për mospranimin e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Në të njëjtën kohë mendojmë se vetëm përmes dialogut mund të vie deri te një zgjidhje e kompromisit në këtë çështje”.

 

Ndër të tjera në njoftim thuhet se Borel, i cili po qëndron për vizitë në Serbi, ka thënë se njohja e Kosovës është e papranueshme pasi “është kundër të drejtës ndërkombëtare”.