Ministri turk i Arsimit, Ziya Selçuk, ka filluar vizitën zyrtare në Shqipëri, ndërkohë ai është takuar me kryeministrin Edi Rama, raporton Anadolu Agency (AA).

Në takimin e realizuar në selinë e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë ishin të pranishëm edhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë, Evis Kushi, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük dhe zyrtarë të tjerë.

Në takim janë trajtuar çështjet në lidhje me punimet për bashkëpunimin në fushën e arsimit mes dy vendeve.

Gjatë vizitës në Shqipëri ministri Selçuk do të realizojë një takim dypalësh edhe me ministren Kushi dhe gjithashtu së bashku do të vizitojnë edhe shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja në Tiranë “Asim Vokshi”.

Gjithashtu është planifikuar edhe një vizitë në Universitetin New York Tirana që administrohet nga Fondacioni Turk Maarif. (AA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re