Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar zhvilloi një takim me ministrin pakistanez të Mbrojtjes, Khawaja Muhammad Asif.
Akar vazhdon vizitën e tij në Pakistan ku ai ndodhet në kuadër të një vizite zyrtare.
Dje Akar me kryeministrin e Pakistanit, Shahbaz Sharif mori pjesë në ceremoninë e lëshimit në ujë të ‘Badr’, anijes së tretë të projektit MILGEM të Pakistanit në kantierin Karaçi.
Më pas ministri Akar udhëtoi drejt Islamabadit ku në kuadër të programit të tij në kryeqytet u takua sot me ministrin pakistanez të Mbrojtjes, Khawaja Muhammad Asif.
Në takimin mes Akar dhe Asif u diskutuan çështjet për marrëdhëniet dypalëshe, mbrojtjen dhe sigurinë rajonale si dhe u shkëmbyen mendimet për mundësitë e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes.
Gjatë takimit nga Akar theksi u vendos mbi lidhjet e thella mes Turqisë dhe Pakistanit, rëndësinë për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve si dhe mbi mbështetjen e Turqisë të shprehur me çdo rast nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan për çështjen e Kashmirit.
Në takim i pranishëm ishte edhe ambasadori i Turqisë në Islamabad, İhsan Mustafa Yurdakul.
Ministri Akar në kuadër të kontakteve u takua edhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Pakistanit, gjeneralin Nadeem Raza dhe komandantin e Forcave Tokësore të Pakistanit, gjeneralin Qamar Javed Bajwa.
Burimi: AA