Skip to content

Ministri turk i Mbrojtjes dhe homologu i tij grek vizitojnë rajonin e prekur nga tërmetet

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Türkiye-s, Hulusi Akar, zhvilloi një takim me ministrin grek të mbrojtjes, Nikolaos Panagiotopoulos.

Ministri grek Panagiotopoulos i cili mbërriti në qytetin Hatay, të prekur nga tërmetet me qendër në Kahramanmaraş, u prit nga Akar në aeroport

Akar dhe Panagiotopoulos kryen inspektime mbi qytet me helikopter dhe më pas zhvilluan takim kokë më kokë.

Pas informimit të kryer lidhur me punimet e kryera pas tërmetit në Qendrën e Koordinimit të Fatkeqësive në Hatay, Akar dhe Panagiotopoulos pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
Burimi: AA