“Ushtar rusë!

Ju sollën në vendin tonë për të vrarë, por edhe për të vdekur. Mos ndiqni urdhrat e kriminelit”.

Kështu ka shkruar në rrjetet sociale ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov, i cili ua ka dërguar mesazhin direkt ushtarëve rusë që po luftojnë në Ukrainë.

Siç tha ai, nëse vullnetarisht i dorëzojnë armët do të marrin amnisti të plotë dhe shpërblim monetar.

Reznikov shkruan:

“Ata prej jush që nuk duan të bëhen vrasës dhe të vdesin, mund të shpëtohen. Ne ju garantojmë një amnisti të plotë dhe 5 milionë rubla (afro 50 mijë euro) nëse dorëzoni armët.”

Për ata që vazhdojnë të veprojnë si pushtues, shtoi ai, “nuk do të ketë mëshirë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re