Ministri i Rendit Fatmir Xhafaj, me ambadoren gjermane në krah, ka bërë daljen e parë në publik që prej ditës së deklaratës sqaruese e denoncuese për të vëllanë, duke dhënë një tjetër deklaratë, atë mbi “bashkëpunëtorin x” të PD-së.

Xhafaj e ka injoruar në mënyrën e tij, duke thënë se: “Dua t’ju them një gjë: që këtu jemi në vendin e task forcës special, kurse atje në vendin e sajesave dixhitale. Për të tjerat, detyra ime është të punoj për prokuroi speciale dhe polici speciale. Detyra e tyre për qytetarin dixhital të sajuar. Për mua është e rëndësishme të bëj detyrën”, tha ministri Xhafaj pasi vizitoi task forcën speciale të operacionit “Forca e Ligjit” dhe atë “Anti Skifter”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re