Ministrin e Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj është takuar me ambasadorin e Ri të Bashkimit Europian, Luigi Sorca .
Përmes një statusi në rrjetin social Tëitter ministri Xhafaj, shkruan se në këtë takim është folur për prioritetet dhe pritshmëritë e BE-së dhe vendeve anëtare ndaj Shqipërisë në fushën e ligjzbatimit.
“Sot pata kënaqësinë të zhvilloja takim shumë miqësor dhe profesional me një ekspert shumë të mirë të çështjeve të sigurisë: Ambasadorin e ri te BE Luigi Soreca. Trajtuam çështje të rëndësishme mbi prioritetet dhe pritshmëritë e BE e vendeve anëtare ndaj Shqipërisë në fushën e ligjzbatimit. Ambasadori më konfirmoi gatishmërinë për mbështetje e thellim të bashkëpunimit në fushat prioritare të MB e PSH, e një mbështetje aktive me programet e asistencës financiare dhe teknike për to. Javët në vijim do flasim për projekte dhe rezultate konkrete. Punë të mbarë z. Ambasador!”
