Pas javë heshtjeje, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj morri fjalën në parlament duke denoncuar audiopërgjimin e opozitës me personazh të vëllanë, që sipas tij ishte një gjest i rëndë manipulativ i opozitës

“E gjithë skena e dështuar që u ngrit për të denigruar ministrin e brendshëm nuk funksionoi. E gjithë historitë e montuara apo tinëzisht të shfrytëzuara nuk ka për qëllim as vërtetësinë dhe aq më pak drejtësinë.

Se qëllimi juaj si autor dhe bashkëpunëtor në maskaradat e servirura publikut ishte diku tjetër nuk do aq mend për ta kuptuar. Këtë ua them atyre pak njerëzve që morën mend e tua dhe ju besuan. Është po aq e qartë se sa thatë e bëtë kundër meje kishte qëllim propagandistik tek qytetarët, që ministri  i Brendshëm të merrte linçimin publik dhe pak rëndësi ka si do të ishte e vërteta.

Ju si dinakë dhe intrigantë u përpoqët të peshkonit mirë në këtë situatë. Jam mëse i vetëdijshëm që reforma e drejtësisë dhe rezultatet e punës time si ministër dhe i policisë së shtetit ka prekur jo pak interesa kriminale, dhe jo vetëm të grupeve kriminale por dhe të disa zyrtarëve e politikanëve të lidhur me fije të shumta interesash financiare dhe kriminale me to, brenda dhe jashtë vendit. Sot këto dy kategori gjenden të bashkuara në këto lum akuzash, duke i shërbyer njëra-tjetrës dhe duke vepruar që të më shantazojnë në cilësinë e ministrit të Brendshëm, të shantazhojnë qeverinë dhe vetë institucionet e shtetit.

Ju që besoni se me këtë maskaradë keni gjetur kauzën e radhës gaboheni fort. Dua t’ju kujtoj një shprehje të njohur : Kush tenton t’i bëjë gropën tjetrit, të presë se shpejt mund të bjerë brenda”, tha ministri Xhafaj.

Ai preku dhe çështjen “Toyota”, duke i bërë thirrje kreut të opozitës që të ketë kujdes.

“Lulzim bëj kujdes kur aludon shërbime inteligjente partnere për informacione të dhëna gjoja prej tyre në trillet e sajuara prej teje, ose përndryshe gjej guximin të thuash emër e mbiemër. Ose të thuash emrin konkret të agjencisë. Bëj kujdes se jo vetëm bëhesh qesharak midis tyre por dhe nuk dihet se në çfarë dërrase tjetër të kalbur je duke shkelur”, theksoi Xhafaj.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re