Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, është shprehur se në verë të gjithë mund të bëjnë plazh, por jo si vitet e kaluara.

MInistri ka deklaruar se nuk do të lejohen festat në bregdet dhe se për të shkuar në plazh, do të merret leje në portalin e-albania.

“Po përgatisim një rregullore të re të plazheve, duke i dedikuar një punë të imët, sigurisë së jetës dhe rrezikut të pandemisë. Do të kërkojë punë dhe detaje. Një draft e kemi, me rregulla të përcaktuara qartë. Me distancë më të madhe nga çadrat e plazhit. Nuk do të ketë festa masive në bregdet. Do të jetë drejt një turizmi familjar, të qetë, natyrisht duke marrë leje tek e-albania besoj. Pa leje, do të jetë e vështirë të mendohet sezoni turistik”, tha ministri.

Kompani të njohura në Itali kanë propozuar projekte për të shpetuar sezonin e plazhit këtë vit. Sipas mediave italiane, kompanite kane hedhur idenë e zhvillimit të sezonit veror, duke projektuar rrethimin me xham te shezloneve dhe restoranteve ne plazh. Siç shihet nga pamjet e projektuara nga nje firme ne Modena, qytetarët do të mund të shijojnë diellin dhe rërën, por të rrethuar me xhama mbrojtës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re