Pas disa informacioneve që qarkulluan se qeveria nuk do të akordojë asnjë lek për mbulimin e gjysmës së tarifave për një vit akademik për çdo student dhe sidomos pas zbulimit të mesazheve të shkëmbyera mes kryeministrit Rama dhe disa studentëve protestues MASR ka bërë një deklaratë për shtyp ku u kërkon sekretarive universitare të bëjnë publik VKM-të përkatëse.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka kërkuar pranë çdo institucioni publik të arsimit të lartë informacion lidhur me numrin total të studentëve që përfitojnë në rast të plotësimit të kritereve të përmendura, në Vendimet e Këshillit të Ministrave nr.778, 779, 780, 781, 782 dhe 784, datë 26.12.2018, për të vijuar me financimin.

Tërheqim vëmendjen e sekretarive mësimore pranë universiteteve që të bëjnë njoftimin e nevojshëm për studentët dhe të garantojnë informacionin sipas vendimeve të sipërcituara.

Veprimtaria e tyre do të monitorohet dhe do të mbahet qëndrim, bazuar në ligj, për këdo që disinformon apo vepron në kundërshtim me vendimet e marra nga Këshilli i Ministrave”, thuhet në komunikimin për shtyp të MASR.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re