Migen Qiraxhi, aktivisti i Qëndresës Qytetare, i ftuar në emisionin “Pushteti” nga Juela Meçani ka folur për vendimin e Ministrisë së Arsimit për të pezulluar mësimin në shkollat në të gjithë vendin.

Gjatë fjalës Migen Qiraxhi theksoi se autoritetet kanë dështuar ndërsa solli në vëmendje realitetin dhe kushtet e vështira që përballen nxënësit në disa shkolla që sipas tij nuk kanë as kushtet më minimale.

Aktivisti tha se qytetarët në Tiranë nuk kanë përse të paguajnë taksë të dedikuar vetëm për Arsimin ndërkohë që nuk ka asnjë investim në shkollat e kryeqytetit.

“Ne duhet të ishim të mirë përgatitur dhe të gjithë strukturat që ne i kemi parë të na shpërfaqen në media nga funksionarë të lartë të shtetit ku bëhen propagandë për klasa dixhitale apo regjistri dixhital. Kur shikon këtë lloj informacioni ti shikon dy realiteti ai që na serviret me shkolla të bukura dhe realiteti që shkollat e kanë të pamundur të përballojnë ngrohjet në klasa. Në Europë askush nuk hyn në klasë nëse nuk është 22 gradë celsius, kurse në Shqipëri ministrja merret me gjëra banale duke justifikuar se ngrinë tubat e bolierëve dhe elementëve të tjerë që nuk i kanë hije një ministre. Ne duhet të kishim përgjegjësi totale. Në bashkinë e Tiranës qytetarët paguajnë taksë të dedikuar vetëm për arsimin në këto 5 vite janë paguar rreth 26 milionë euro. Dhe ne sot mendojmë nëse kanë mbledhur 26 milionë euro ku kanë shkuar? Nëse nuk ngrohen shkollat përse duhet të paguajnë qytetarët.

Kjo është shkolla në Gjirokastër, pa ngrohje, pa tualete dhe pa ujë. Kjo është një pasqyrë e përditshme në shumë qarqe, ja edhe një shkollë tjetër në Postim në Shkodër, banorët këtu kanë hapur pus për të pasur akses. Kurse në Durrës ka shkolla pa dyer, pa ngrohje dhe nxënësit rrezikojnë jetën e tyre. Për mësuesit kjo është kthyer një vështirësi për shëndetin. Ja në Dibër , shkollat pa ujë pa ngrohje, nxënësit në cantat e tyre marrin dru jo libra , për tu ngrohur në klasat e tyre. Ndërkohë në Korçë në Maliq klasa kolektive. Aty ku bëhet Abetarja aty bëhet edhe ligjet e Njutonit. Ne kemi komunikuar nga Ministria e Arsimit ku nga 131 shkolla në të gjithë vendit zhvillohet mësimi me turne. Ndërkohë shikoni pamjet nga Berati ku shkolla është zëvendësuar me një lloton e lokalit përballë psi nuk ka kushte pas dëmeve të tërmetit. Kurse në Baldushk të Tiranës shkollat janë pa tualet , pa ngrohje. Kjo është situata e vështirë dhe sfida reale në vendin tonë”, tha Qiraxhi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re