Pas raportimeve se gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Shkup ka pasur plan për eleminimin fizik të tij, ka reaguar ministria e Brendshme e MAqedonisë së Veriut.

Ministria ka mohuar se ka pasur plan për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës.

Lexo edhe :Related Posts

“Ju njoftojmë se gjatë vizitës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, nuk ka pasur asnjë tentim për vrasjen e tij. Sa i përket sigurisë gjatë vizitës së kryeministrit Kurti, ajo është e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë”, thuhet në përgjigjen e MPB-së maqedonase.

Vetë kryeministri Kurti, pas kthimit në Kosovë, konfirmoi planin për atentat ndaj tij.

“Unë kam mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilët i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Unë sa erdha nga Shkupi këtu, nuk jam ndier i rrezikuar veçse kam parë që kishte shumë forca policore të cilët u kujdesën për këtë mbledhjen që e mbajtëm në Shkup me partitë social demokrate e ku mysafiri special ishte kryetari i Partisë Social Demokrate gjermane, i cili kishte ardhur nga Berlini”, tha Kurti./ 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re