Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli, ka reaguar lidhur me njoftimin e publikuar nga ministria e Bujqësisë ku thuhet se nuk kishte raste të reja të gripit të shpendëve.

Me anë të një statusi në facebook, Resuli bën me dije se ditën e sotme ishte mbyllur një prej stabilimenteve të pulave në Fllakë të Durrësit. Më tej ai shton se ky rast do denoncohej në SPAK dher se kjo gjë dëmtonte rëndë konsumatorin dhe bizneset me fshehjen që po i bëhet nga ministria e Bujqësisë.

Postimi i Plotë nga Ervin Resuli:

Kjo që po ndodh me menaxhimin e situatës lidhur me gripin e shpendëve, duhet të hetohet seriozisht nga SPAK.
Ministria e Bujqesise njofton që nuk ka më raste të reja, ndërkohë që një stabiliment pulash në fshatin Fllakë të Durrësit është mbyllur sot.
Kjo vë seriozisht në rrezik jetën e konsumatorit, si dhe dëmton rëndë gjithë bizneset, të cilat nuk njoftohen për rastet e reja.
Shoqata jonë do të ndermarrë hapa konkretë ligjorë në SPAK, pasi çdo ditë që kalon për shkak të paaftësisë së ministrisë së bujqësisë vë seriozisht në rrezik jetën e konsumatorit shqiptar dhe prodhuesve vendor .
ASNJE KOMPROMIS PER KONSUMATORIN
Do ju njoftojme per te rejat ne vazhdim…

“Konsumoni vezë dhe mish, nuk ka asnjë rrezik”, ministria e Bujqësisë: Ka pasur vetëm raste të gripit tek shpendët e oborrit. Tashmë janë asgjësuar!

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re