Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj bëri të ditur nëpërmjet një konference për shtyp se vetëm në dy javët e para të muajit shtator, Task Forca Antikorrupsion, e ka përqëndruar veprimtarinë e saj me inspektime të detajuara në disa institucione të rrethit të Shkodrës si:
 

ZVRPP Shkodër
ALUIZNI Drejtoria Rajonale Shkodër
Spitali Rajonal Shkodër
Autoriteti Rrugor Shqiptar, Drejtoria e Rajonit Verior
Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Peshkimit dhe Akuakulturës Shkodër

 
Gjonaj tha se grupet e kontrollit në raportet përfundimtare të kontrolleve kanë rekomanduar 21 Masa disiplinore, prej të cilave 9 largime nga puna për:
 

5 specialistë në Zyrën Vendore të regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër;
1 përgjegjës sektori dhe 1 specialist në ALUIZNI Shkodër.

 
Ministrja shtoi se ashtu si dhe për rastin e bërë publik dje në ZVRPP Shkodër, në të cilën u ndalua Regjistruesi dhe juristja, nga ana e Ministrisë së Drejtësisë dhe Zyrës Qëndrore u vendos shkarkimi i menjëhershëm i Rregjistruesit Shkodër dhe specialistes së kësaj zyre.
 
Nga inspektimet e kryera me grupe ndërinstitucionale, janë evidentuar shkelje dhe abuzime të cilat përmbajnë elementë të veprave penale të shpërdorimit të detyrës, për të cilët janë kryer kallzimet penale në organin e Prokurorisë së Shkodrës. Konkretisht, janë kryer kallëzime penale për punonjësit e niveleve të ndryshme, ndër të cilët janë:
 

Ish- Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, i cili dyshohet të ketë kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës, me veprime që kanë cënuar garantimin e ushtrimit të veprimtarisë së institucionit në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve, shkelje të rënda në procedurat e evadimit të mbetjeve spitalore si dhe garantimin e furnizimit me medikamentet e nevojshme.

Ish – Drejtori i ALUIZNI Shkodër, 3  ish – përgjegjës sektori, 1 përgjegjës sektori dhe 1 specialist, të këtij institucioni, të cilët dyshohen të kenë kryer në bashkëpunim veprën penale të shpërdorimit të detyrës, duke legalizuar objekte në mos respektim të procedurave për rastet e legalizimeve si dhe në shkelje të afateve;

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re