Punonjësve të burgjeve dhe drejtuesve në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale do t’iu garantohet mbrojtje ndaj kërcënimeve që vijnë si pasojë e ushtrimit të detyrës.

 

Udhëzimi i Ministrisë së Drejtësisë parashikon që policia merr ne mbrojtje ata që për shkak të detyrës rrezikojnë jetën nga kërcënimit.

 

Në mbrojtje merren edhe familjarët e punonjësve të burgjeve si dhe prona e tyre.

 

Udhëzimi specifikon gjithashtu se kur mbrojtja nuk mund të garantohet nga Policia e Shtetit pËr shkak tË situatave të emergjencës, atëherë këtë detyrë duhet ta kryejë struktura e posaçme e policisë së burgjeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re