Në një njoftim publikuar ditën e djeshme, Ministria e Financave dha një lajm të rëndësishëm për pajisjet e teknologjisë së informacionit.

Ky institucion i drejtuar nga Ministri Bedri Hamza tha se do të përjashtonte nga detyrimet tatimore doganore pajisjet e teknologjisë së informacionit.

Ai tha se kjo bëhet me qëllim që të rinjtë e dhënë pas teknologjisë por edhe krijimin e mundësive për hapjen e bizneseve të reja me theks të veçantë në ofrimin e shërbimeve.

“Duke pasur parasysh avancimet e teknologjisë në kohën e sotme, nuk mundë të paramendohet zhvillimi i karrierës profesionale dhe zhvillimi i biznesit inovativ në ofrimin e shërbimeve të ndryshme nga të rinjtë pa pajisje të Teknologjisë Informative,” shprehej Ministri.

“Ky vendim  është një mundësi e mirë duke filluar që nga nxënësit, studentët dhe të gjithë ata qytetarë të Republikës së Kosovës që të zhvillojnë karrierën  e tyre dhe të hapin biznese të reja inovative në ofrimin e shërbimeve jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë saj.”

Ky vendim u mor duke pasur parasysh impaktin pozitiv për lirimin nga tatimi doganor të lëndëve të para.

Ministri i Financave Bedri Hamza, ka deklaruar shumë herë publikisht se prioritet është zhvillimi i sektorit privat dhe se ky sektor do të jetë bartës i zhvillimit ekonomik, ku përmes rritjes së zhvillimit ekonomik dhe luftimit të informalitetit do të kemi trajtim të barabartë për të gjitha bizneset. Masat e ndërmarra do të ndikojnë në realizimin e të hyrave buxhetore siç është paraparë edhe në Buxhetin e vitit 2018.

Lista e pajisjeve të përjashtuara nga detyrimet tatimore pritet të publikohet nga Ministria në ditët në vijim. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re