Ministria për Europën dhe Punët e jashtme dënon dënon gjuhën e urrejtjes dhe thirrjet raciste antishqiptare të hedhura dje gjatë ceremonise së festimit të kryengritjes së Ilindenit në Krushevë.

 

Në njoftimin e saj Ministria e jashtme nënvijëzon se beson se këto janë veprime të një grupi të vogël njerëzish të nxitur nga ndjenjat nacionaliste ekstreme duke shpresuar që incidente të tilla që ndjellin urrejtje ndëretnike të mbeten të izoluara.

 

Gjithashtu Ministria e jashtme i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të hetojnë nxitësit e dhunës dhe vendosjen e tyre para drejtësisë. Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë dhe do të jenë miq të përhershëm të Maqedonisë. Ne besojmë në vlerat e bashkëjetesës, në harmoninë dhe bashkëpunimin midis vendeve e qytetarëve tanë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së jashtme

 

Ashtu sikur vitet e shkuara, edhe këtë vit përkujtimi i “Meçkin Kamen” në Krushevë, nuk kaloi pa incidente nacionaliste dhe thirrjet “Shqiptari i mirë, shqiptar i vdekur”. Thirrjet u bënë në momentin që përfaqësues qeveritar vendosën kurora me lule pranë përmendore së kryengritësve të Ilindenit. Thirrjet anti-shqiptare ndodhën përpara syve të presidentit Gjorgje Ivanov. Ivanov doli para qytetarëve me një fjalim të ashpër kundër pushtetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re