Skip to content

Ministria e Jashtme e Kosovës kërkesë Vjosa Osmanit: Hiq nga puna të gjithë ambasadorët

Ministria e Jashtme në Kosovë i ka kërkuar Presidentes Vjosa Osmani që të heq nga puna të gjithë ambasadorët që janë emëruar politikisht.

Të gjithë ambasadorët e emëruar politikisht duhet të falenderohen për punën e tyre si dhe të hiqen nga postet diplomatike që kanë.

Në njoftimin e MJPD-së gjithashtu bëhet e ditur se Ministrja Donika Gërvalla do të bëjë një deklaratë për shtyp ditën e nesërme.

“Në përputhje me Ligjin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka përcjellë gjatë kësaj jave tek Presidentja e Republikës së Kosovës, propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të emëruar politikisht, duke i falënderuar për punën dhe angazhimin e deritanishëm. Lidhur me këtë, ministrja Gërvalla do të deklarohet më hollësisht gjatë ditës së nesërme”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

Ndërkohë që më lidhje me këtë propozim ende nuk ka një reagim nga ana e Presidentes Osmani.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb