Ministria e Jashtme e Zvicrës ka thirrur në ministri ambasadorin e Kinës në Zvicër për t‘i përcjellë shqetësimet që kanë për situatën e të drejtave të njeriut në Rajonin Autonom Ujgur në Xinjiang të Kinës.

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Zvicrës, flitet për raportin që Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar më 31 gusht lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut në Xinjiang dhe theksohet se praktikat e “arrestimit arbitrar dhe diskriminues” që përmenden në raport janë shqetësuese.

“Zvicra mendon se rruga më e drejtë për të respektuar të drejtat themelore të njeriut, kalojnë nga formimi i dialogut konstruktiv me administratën e Pekinit”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Në raportin e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut lidhur me shkeljet e të drejtave në Xinjiang ishte theksuar se është konfirmuar që qeveria e Kinës nën emërtimin e “luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit” zbaton presion ndaj pakicës muslimane në rajon dhe se këto praktika mund të përbëjnë krim kundër njerëzimit.

Po ashtu në raport janë përmendur edhe “kampet e ri-edukimit” ku mbahen ujgurët dhe është ndarë informacioni se njerëzit e mbajtur këtu keqtrajtohen.

Ministria e Jashtme e Kinës, ka mohuar pretendimet e paraqitura në raport si “plotësisht të paligjshme dhe të pabaza”.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re