Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë një analizë të situatës në terren për shkak të motit të keq.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Peleshi shkruan se pas rënies së temperaturave nën zero, në disa akse rrugore në zonat e Shkodrës, Kukësit, Dibrës e Mirditës ka probleme në qarkullim.

Lexo edhe :Related Posts

Ndërsa në akset e Korçës, kalimi bëhet vetëm me zinxhir.

Puna, shton ministri, po vijon ende për kriposjen e rrugëve, ku ka prani të akullit.

“Situata e krijuar nga moti, sot paraqitet më e qetë, pas ndërprerjes së reshjeve të shiut e borës dhe punës së pandërprerë të ekipeve në terren.

Për shkak të temperaturave disa gradë nën zero, problematike mbeten ngricat në disa akse rrugore në zonat e Shkodrës, Kukësit, Dibrës e Mirditës. Ndërsa në Korçë akset janë të kalueshme me zinxhirë. Puna po vijon ende për kriposjen e rrugëve, ku ka prani të akullit.

Grupet e OSHEE janë të shpërndara në terren për riparimin e defekteve nga rënia e linjave si pasojë e motit të keq”, shkruan Peleshi./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re