Subscribe

Ministria e Mbrojtjes ben me dije se sipas te dhenave te fundit nga terreni ka një normalizim të situatës së zjarreve në 10 vatra problematike të zhvilluara gjatë 24 orëve të fundit.

 

Janë nën kontroll dhe drejt shuarjes dy vatrat në Qarkun e Vlorës.

Në qarkun e Durrësit janë neutralizuar 4 vatra zjarri, duke shmangur rreziqet për zonat e banuara.

Më e qetë është situata edhe në një vatër në fshatin Patin në Klos, si dhe në Vorë në fshatin Marikaj.

Me një punë të përqendruar prej 2 ditësh të forcave zjarrfikëse, efektivëve të FA e punonjësve të emergjencave civile u arrit të izolohej zjarri në Orosh të Mirditës. Vëmendja është përqendruar në shpatin e malit në Balldren, në fshatin Lekbibaj në Tropojë si dhe në fshatin Dushk në bashkinë e Lushnjes.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re