Ministria e Mbrojtjes së Bjellorusisë, ka bërë me dije se, luftëtarët e grupit ushtarak privat rus, Wagner, po trajnojnë luftëtarë bjellorusë. Stërvitjet po zhvillohen pranë qytetit Osipovichi, rreth 90 kilometra  në jug të kryeqytetit Minsk.

 

“Rekrutët mësojnë aftësitë e lëvizjes në fushën e betejës dhe të shtënave taktike, duke fituar njohuri në trajnimin inxhinierik dhe mjekësinë taktike,” tha ministria të premten, duke shtuar se luftëtarët e Ëagner vepruan si instruktorë në një numër disiplinash ushtarake.

 

Pas rebelimit të dështuar të grupit Wagner, luftëtarëve mercenar iu dha mundësia të nënshkruanin kontrata me Ministrinë e Mbrojtjes Ruse, të shkonin në Bjellorusi ose të ktheheshin në shtëpi.

 

Presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko, që në momentet e para të mbërritjes së Wagner në territorin e tij, njoftoi mundësinë e trajnimeve të ushtrisë vendase nga grupi rus.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re