Këtë te marte Ministria e Mjedisit ka nisur aksionin per mbylljen e 12 guroreve ne Malin e Krujës, ndërkohe aksioni do te vijoje ne te gjithë vendin.
Por vendimi i ministrisë për të shkulur pas afro 3 dekadash guroret nga kjo zonë, nuk kaloi pa kundërshtime nga pronarët e bizneseve.
Mali i Krujës do të pastrohet njëherë e mirë nga guroret, por bizneseve sipas Klosit, do t’ju sigurohet një tjetër vend për të punuar.
Mbyllja e 12 guroreve u be për shkak të shkeljeve që u gjetën nga inspektorët, si dhe pas shpalljes se Malit te Krujës, Peizazh Natyror i Mbrojtur.
Kruja dhe Fushë Kruja janë dy nga zonat ku mjedisi është dëmtuar shumë rëndë për shkak të shfrytëzimit pa kriter të malit si dhe furrave të gëlqeres, tashmë të mbyllura nga autoritetet.
