Edhe pse ka disa ditë që në media është përfolur për gripin e shpendëve në tregun e Beratit shiten shpend dhe vezë në treg dhe në rrugë, gjë të cilën e ndaloi rreptësisht dhe Ministria e Bujqësisë.

Megjithëse qytetarët shkojnë pranë tyre, askush nuk blen megjithëse çmimet jan shum të ulëta.

Tregëtarët shprehen se i kan shpendët shum të shëndetshëm dhe bio.

Ata shprehen se i kanë pulat e vaksinuara dhe kujdesen qe ti nxjerrin në treg me çertefikatën përkatëse.

“Sot kanë bërë kontroll nga AKU dhe inspektor të veterinarisë na thanë të mos i nxjerrim në treg .Ne kemi punuar dhe kemi bërë shërbime shpendëve nuk i kemi të sëmuara përse mos ti shesim?Do ti nxjerr në treg i kam të vaksinuara çertifikat nuk i kemi zogj i kubatoru por të rritur në natyrë me të gjitha shërnimet”-thanë tregtarët.

Gjithsesi përhapja e gripit të shpendëve ka bërë që konsumatori të tërhiqet duke mos blerë ndërsa kjo çon në dëme të mëdha për tregtarët./ faxnews

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re