Ministrja e Shëndetësisë e Palestinës, Mai al-Kaila, njoftoi se të paktën 3,300 njerëz u vranë dhe 13 mijë të tjerë u plagosën në sulmet e Izraelit në Gaza që nga 7 tetori.

Në konferencën për media të mbajtur në Ramallah, ministrja e al-Kaila, dha informacione për sulmet e Izraelit në Gaza që nga 7 tetori.

Duke shpjeguar se të dhënat janë vetëm të përafërta, për shkak të sulmeve ajrore të vazhdueshme izraelite si dhe “situatës katastrofike humanitare” në Gaza, al-Kaila tha se numri i të vdekurve në Rripin e Gazës që nga 7 tetori ka tejkaluar të paktën 3.300, kurse numri i të plagosurve në mbi 13 mijë.

Duke thënë se ka mungesë serioze të ilaçeve në Gaza dhe problem të madh në transportin drejt spitaleve, al-Kaila tha se ndërprerjet e ujit dhe ndërprerja e sistemit të kanalizimit rrisin rrezikun e përhapjes së sëmundjeve infektive.

Ministrja al-Kaila dënoi sulmin ajror të Izraelit në Spitalin Baptist Al-Ahli dhe deklaroi se qindra njerëz humbën jetën në sulmin izraelit.

Duke theksuar se Izraeli nuk mund të shfajësohet nga sulmi në spital, al-Kaila kërkoi që Izraeli të mbahet përgjegjës.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re