Skip to content

Ministria e Shëndetësisë: Ja sa pacientë aktivë kemi me koronavirus, në spital 15 të shtruar

Në vendin tonë aktualisht janë 190 persona aktivë me COVID19, kryesisht nw Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjendja në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm tre prej tyre janë në terapi intensive.

Sipas Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik, marrja në kohë e masave për distancimin fizik, vetëizolimi i ndërgjegjësuar, masat e higjienës personale dhe respiratore patën peshën kryesore ne shfaqjen e një kurbe epidemike të butë në vend.

Deri më sot janë kryer mbi 12,500 testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 948 qytetarë. Prej tyre, rreth 77% janë të shëruar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 69
Krujë 44
Durrës 31
Shkodër 15
Kamëz 12
Berat 10
Fier 4
Elbasan 2
Kurbin 1
Mirditë 1
Korçë 1.