Drejtoresha e Përgjithshme e Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Merita Xhafaj tregoi detaje për paketën që ministrja Ogerta Manastirliu po përgatit për rikthimin e mjekëve në Shqipëri. Nga studio e “Vizion Plus”, Xhafaj deklaroi se po synohet të ofrohen të ardhura më të mira për ta, kushte më të mira për strehim dhe kontrata pune.

 

“Kjo paketë konsiston në një sërë incentivash që janë të lidhur jo vetëm me mënyrën e të financuarit të mjkevë për t’u rikthyer, por edhe me strehimin, kontratat për mjekët e diasporës. Paralelisht po punojmë që mjekët që janë të ndjehen të vlerësuar në vendin e punës.”

 

Sa i takon fenomenit të largimit të bluzave të bardha, Merita Xhafaj sqaroi se kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri.

 

“Politikat e qeverisë shqitare janë të orientuara jo vetëm në mbrojten e figureës së mjekut, por edhe të të gjithë presonelit shëndetësor. Çelja e portalit infermierë për shqipërinë dhe mjekë për shqipërinë, sifgurojnë një punësim transparent në sektorin shëndetësor. Edhe pse janë punësuar 2200 infermierë përmes portalit, 1500 të tjerë janë në listë pritje.  Politikat janë globale. Globalizimi i të gjithë sistemit ka bërë edhe lëvizjen e lirë të mjekëve. Lëvizje të tilla ka patur edhe në vende të tjera anëtare të BE.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re