Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar pas denoncimit të një rasti korruptim në të një sanitareje në spitalin “Shefqet Ndroqi” të bërë publik në emisionin investigativ “STOP”.

Ministria i ka kërkuar drejtorisë së spitalit shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të sanitares Tire Alldervishi dhe u kërkon autoriteteve kompetente, të kryejnë sa më parë hetimin e këtij rasti, për t’i shkuar deri në fund.

“Akti i izoluar i një punonjëseje të papërgjegjshme, nuk mundet kurrsesi të njollosë punën e jashtëzakonshme dhe sakrificën e mijëra mjekëve dhe infermierëve në të gjithë Shqipërinë, në këtë kohë të vështirë të pandemisë” – thuhet në deklaratë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re