Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët se bazuar në Planin e vaksinimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka siguruar 85.500 vaksina kundër gripit sezonal.
Shpërndarja e këtyre vaksinave ka filluar përmes Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, i cili i shpërndan ato në Qendrat Kryesore të Mjekësisë familjare- Njësitë e vaksinimit të komunave të Kosovës, ku qytetarët mund të vaksinohen.
Prej vaksinave të siguruara, të cilat jepen falas për qytetarët, 85 000 janë vaksina për të rritur, ndërsa 500 të tjera janë vaksina për fëmijë (pediatrike) kundër gripit, njofton Ministria e Shëndetësisë, transmeton Gazeta Shneta.
Vlera financiare e këtyre vaksinave të siguruara është 478 670€.
MSh u bën thirrje grupeve më të rrezikuara siç janë të sëmurët kronikë dhe të moshuarit që t’i shfrytëzojnë vaksinat për mbrojtje kundër gripit sezonal.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re